Krasniqi: Mustafa dëshiron ta mbajë ndikimin - Kurti e ka obsesion pushtetin

Kosova

Krasniqi: Mustafa dëshiron ta mbajë ndikimin - Kurti e ka obsesion pushtetin

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 22:12
Memli Krasniqi

Shefi i shtabit zgjedhor i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se një Qeveri potenciale midis Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje do të ishte e bazuar në interesa personale dhe jo në të mirën e vendit.

Ai kështu ka thënë në emisionin Zona Zgjedhore, duke shtuar se Mustafa dëshiron ta mbajë ndikimin e tij; ndërsaKurti e ka obsesion pushtetin.

“Në asnjë rast nuk funksionoj në kuadër të asaj që është bardh ose zi. Përgjegjësia është për të gjithë ne që kemi qenë pjesë e koalicionit. Fakti që ne e kemi bërë Ramush Haradinajn kryeministër na bënë edhe neve përgjegjës”.

“Për temat e mëdha siç janë liberalizimi i vizave dhe miqësitë me partnerët ndërkombëtarë, unë besoj se ne kemi humbur një shans tepër të rëndësishëm”.

“Ne jemi në një proces zgjedhor i cili do të jetë ndër proceset më interesante në kuptimin e garës dhe konkurrencës. Kjo garë ka ardhur para kohës. Unë besoj që sot zgjidhja apo zgjedhja është një qeveri e udhëhequr nga PDK-ja”.

“Fakti që Isa Mustafa dhe Albin Kurti kanë flirtuar për një kohë të gjatë, tregon qartë se interesi i kësaj qeverie potenciale ka të bëjë vetëm me interesat personale. Mustafa dëshiron ta mbajë ndikimin e tij në pushtet dhe Kurti e ka një obsesion me pushtetin”.

“Mashtrimi nuk duhet të jetë legjitim në politikë. Është e drejtë e secilit që ta ndërrojë fytyrën dhe të vendosë maska. Gjatë kohës sa kemi qenë në Qeveri, e kemi kuptuar se kemi bërë gabime gjatë rrugës. Ka pasur edhe probleme kur e kanë shfrytëzuar emrin e PDK-së për qëllime personale”.

“Ne kemi qenë partia që e ka dhënë vulën e shtet-formimit në këtë vend. As pavarësia, as çlirimi dhe as zhvillimi nuk ka ndodhur pa PDK-në. Por, rrugës janë bërë edhe gabime dhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë gjë. Veseli si lider i projektit ka qenë shtytësi kryesor që të ndryshojmë. Kjo është e vërteta – për këtë arsye ne e kemi pasur një proces zgjedhor që ka zgjatur tetë muaj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat