ORCA do të publikojë emrat e stafit akademik më të paguar në universitete

Kosova

ORCA do të publikojë emrat e stafit akademik më të paguar në universitete

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 06:14
Arkiv

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka njoftuar se do të bëj publikimin e raportit “Borgjezia” e Akademisë, ku do të paraqitet hulumtimi mbi të ardhurat e stafit akademik menaxherial në universitetet publike të Kosovës.

ORCA do të publikojë edhe emrat e stafit akademik më të paguar në universitetet publike.

Publikimi i raportit hulumtues do të bëhet sot para objektit të Qeverisë së Kosovës, në sheshin “Skënderbeu”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat