Inaugurohet objekti i ri i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Sofje

Kosova

Inaugurohet objekti i ri i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Sofje

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 22:35
Foto nga inaugurimi

Në një ceremoni simbolike, Ambasadori i Republikës se Kosovës, z.Edon Cana, i shoqëruar nga Ambasadorja e Shqipërisë, znj.Donika Hoxha dhe stafet respektive të të dyja ambasadave, kanë inauguruar ambientet e reja të ARKSS-së.

Duke folur per rëndësinë e imazhit te Republikës se Kosovës ne botë, Ambasadori Cana tha se mesazhet promovuese fillojnë nga ambientet e Ambasadës dhe pastaj transmetohen si vlera në dimensionin përfaqësues dhe bashkëpunues me vendin pritës.

Edhe Ambasadorja Hoxha, vlerësoi se ambientet e reja te ARKSS-së janë një motiv shtesë për punë dhe përfaqësim dinjitoz të vendit.

Ambientet e reja të ARKSS-së ndodhen në një lagje me prezencë të konsiderueshme diplomatike, gjë e cila bënë që edhe Republika e Kosovës të jetë e pranishme në një prej zonave më reprezentative të kryeqytetit të Bullgarisë, Sofjes. Ambasada e Republikës së Kosovës në Sofje gjendet në ; 5 Prof. Asen Zlatarov Street, 1000 Sofia. Bulgaria.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat