Çështja pronësore pengesë për kthimin vullnetar në Kosovë

Kosova

Çështja pronësore pengesë për kthimin vullnetar në Kosovë

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 15:27
Jan Braathu

Sipas raportit të OSBE-së për vlerësimin e kthimit vullnetar në Kosovë edhe 20 vjet që nga përfundimi i luftës për një numër të madh të personave të zhvendosur qofshin brenda apo jashtë Kosovës nuk ka zgjidhje të qëndrueshme që do t’u mundësonin atyre jetë stabile dhe të dinjitetshme.

Në bazë të këtij raporti që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë dhe trazirat e vitit 2004, përafërsisht 220 mijë persona janë larguar nga Kosova, ndërkaq vetëm 28 mijë prej tyre janë rikthyer deri në dhjetor të vitit 2018.

Megjithatë shifrat e kthimit kanë pësuar rënie çdo vit, ku në vitin 2015 janë kthyer 802 persona, në vitin 2016 gjithsej 582 persona janë kthyer për të jetuar në Kosovë, në vitin 2017 janë kthyer 498, kurse në vitin 2018 janë kthyer 327 persona.

Raporti i vlerësimit të procesit të kthimit vullnetar në Kosovë tregon se shumica e personave të kthyer gjatë kësaj periudhe janë 1009 serbë, 417 egjiptianë, 357 romë dhe ashkali.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu deklaroi se e drejta për t’u kthyer qytetarët në shtëpitë e tyre është e garantuar me Kushtetutë dhe ligjet e Kosovë,  andaj edhe duhet të zbatohet.

Braathu tha se ky raport përfshinë rekomandime për nivelin qendror e lokal me qëllim të krijimit të mundësive më të mira për të kthyerit apo ata që duan të kthehen e të jetojnë në Kosovë.

Si nismë të mirë për të siguruar zgjidhje të qëndrueshme për personat që kthehen në shtëpitë e tyre, e ka konsideruar miratimin e rregullores për kthim të personave të zhvendosur dhe zgjidhje të qëndrueshme, e cila u miratua nga Qeveria e Kosovës në vitin 2018.

Braathu: Me miratimin e rregullores për kthim të personave të zhvendosur është krijuar kornizë ligjore detyruese

“Është një standard ku procesi për herë të parë është rregulluar me kornizë ligjore detyruese, tani duhet angazhim për ta zbatuar si duhet në mënyrë sistematike rregulloren kudo në Kosovë. Para rregullores të 2018-tës apo miratimit të saj procesi i kthimit në Kosovë ka qenë qeverisur nga një kornizë politikash jo ligjërisht obliguese që reflekton të gjitha të drejtat fundamentale dhe parimet themelore të drejtave të njeriut, por nuk ka qenë ligjërisht e detyrueshme”, tha Braathu.

Sipas shefit të OSBE-së nga 38 komunat e Kosovës 35 prej tyre kanë zyrën për të zhvendosur, ndërsa tri komunat që nuk e kanë organizuar këtë zyre në nivelin komunal janë Zubin Potoku, Leposaviqi dhe Zveçani, teksa çështja pronësore është konsideruar si pengesa kryesore në kthimin e të zhvendosurve.

Braathu: Çështja pronësore, pengesë për të kthyerit

“Çështja e rëndësishme për të kthyerit është qasja në pronësinë e tyre kjo mund të marr forma të ndryshme ku kanë pasur pengesa, ri-okupimi i pronave, uzurpimi i tyre, ndarja e kufizuar e tokave për projekte që kanë të bëjnë me kthimin ndarja apo alokimi i tokës është goxha relevant sa i takon komunitet rom, ashkali, egjiptian dhe kthimit të këtyre tre komuniteteve. Gjithashtu, mos zbatimi i rrugëve për rrënim si dhe skema e kompensimit që është miratuar nga Qeveria e Kosovës sidoqoftë disa ndryshime pozitive janë vërejtur”, tha shefi i OSBE-së në Kosovë.

Një pengesë për kthimin e të zhvendosurve nga Kosova konsiderohen edhe incidentet e ndryshme dhe mos dënimi i kryesve të këtyre incidenteve.

Ndryshe, raporti i “Vlerësimit të kthimit vullnetar në Kosovë” mbulon periudhën nga janari i vitit 2015 e deri në dhjetor të vitit 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat