Mirëmbajtja në shkolla në nivelin më të ultë

Kosova

Mirëmbajtja në shkolla në nivelin më të ultë

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Zyra Kombëtare e Auditimit ka nxjerr në pah që institucionet publike nuk kanë siguruar mirëmbajtje në nivel të duhur të institucioneve arsimore fillore dhe si pasojë nuk janë ofruar kushtet elementare për zhvillimin e procesit mësimor.

Këto të dhëna u dhanë në kuadër të raportit "Menaxhimi i mirëmbajtjes së institucioneve publike arsimore".

Ndihmës auditori i Përgjithshëm, Vora Spanca tha se në bazë të raportit del se sfidë për institucionet publike mbetet menaxhimi i mirëmbajtjes.

 Në bazë të raportit nga gjithsej 18 shkolla të vlerësuara vetëm 7 prej tyre kanë nivel mesatar dhe më të pranueshme për zhvillimin e procesit mësimor, 4 shkolla kanë pasur nivel minimal kurse në 7 objekte shkollore është identifikuar mangësi e theksuar në furnizimin me materiale dhe pajisje higjienike , gëlqerosjen vjetore të mureve dezifenktimin e tyre, etj.

 Myrvete Gashi udhëheqëse e Departamentit për auditimin e performancës, tha se vlerësimi është bërë përgjatë periudhës së vitit 2017-2018, në gjithsej 18 shkolla në tri komunat: Prishtinë, Vushtrri dhe Ferizaj.

Sipas saj arsyeja e përzgjedhjes së këtyre komunave është numri i madh i nxënësve. Anëtarja e ekipit të vlerësimit Ylfete Osmani tha se MASHT nuk ka arritur të hartojë  manualin për mirëmbajtjen e  shkollave. Kurse sipas saj edhe inspektimet në këto shkolla kanë qenë të ulëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat