Alban Krasniqi ka një thirrje publike për Ragip Begajn

Kosova

Alban Krasniqi ka një thirrje publike për Ragip Begajn

Nga: N.H Më: 11 janar 2020 Në ora: 15:26
Alban Krasniqi

Alban Krasniqi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Malishevë, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një thirrje publike për të parin e Malishevës.

Krasniqi me këtë rast i ka bërë me dije Begajt që të zbatojë vendimin, si dhe të njoftojë kompanitë që të ndalin operimin e tyre.

Komuna e Malishevës, ditë më parë ka marrë vendim për pezullimin e pëlqimeve të dhëna nga komuna për operimin e gurthyesve si dhe bartjen e vendimmarrjes për gurthyesit nga Kryetari dhe Drejtori i Urbanizimit tek Kuvendi i Komunës.

Sipas Krasniqi, nuk është natyra e degraduar nga gurthyesit në Malishevë planeti i Marsit dhe as i Saturnit.

Ja shkrimi i tij:

THIRRJE KRYETARIT RAGIP BEGAJ

Zbato vendimin: Njofto kompanitë - ndalo operimin!

Nuk është planeti i Marsit dhe as i Saturnit por natyra e degraduar nga gurthyesit në Malishevë.

Qytetarët përmes përfaqësuesve të tyre i thanë JO kësaj mënyre barbare të eksploatimit!

Kryetar vepro!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat