Osmani: Me Konjufcën do të kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm si gjithmonë

Kosova

Osmani: Me Konjufcën do të kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm si gjithmonë

Më: 2 shkurt 2020 Në ora: 13:20
Vjosa Osmani

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se posti i kryetares së Kuvendit nuk është një çështje e preferencave të saj.

Ajo tha se më e rëndësishmja për të ka qenë realizimi i koalicionit dhe për këtë është e gëzuar që ndodhi sot.

“Nuk është çështje e preferencave. Për mua gjëja më e rëndësishme nga 6 tetori e tutje ka qenë të realizohet koalicioni. Sot janë realizuar të gjitha preferencat e mia. Nuk bëhet fjalë për shkarkim por vetëm për ndërrim pozitash që ka të bëjë me ekzekutivin. Besoj se siç kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm me të deri tani, të tillë do të kemi tash e tutje”.

“Kërkesat kanë qenë të shumta dhe pritjet kanë qenë të jashtëzakonshme nga qytetarët. Më vjen mirë që u realizua vullneti i 6 tetorit. Na mbetet të gjithëve ta jetësojmë ndryshimin që kemi premtuar”.

“Këta tre muaj peripecitë dhe mospajtimet e kanë përforcuar një mirëkuptim dhe një raport mes nesh dhe VV-së, që do ta na ndihmojë t’i tejkalojmë këto sfida bashkë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat