​Bulliqi viziton familjet e dëshmorëve Restelica dhe Balaj

Kosova

​Bulliqi viziton familjet e dëshmorëve Restelica dhe Balaj

Më: 8 mars 2020 Në ora: 16:52
Shpejtim Bulliqi

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga Lëvizja Vetëvendosje Shpejtim Bulliqi, me rastin e Ditës së Gruas- 8 Marsit, ka vizituar familjet e dëshmorëve Besnik Restelica dhe Mon Balaj.

“Për ditën e 8 Marsit, bashkë me disa aktivistë të Lëvizjes vizituam familjet e dëshmorëve Besnik Restelica dhe Mon Balaj. Ju dhuruam lule për këtë festë, me shpresë që gratë në vitet e ardhshme të jenë më të barabarta dhe me pjesëmarrje më të madhe në vendimmarrje”, shkruan Bulliqi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat