Kjo komunë e Kosovës merr masat e para ndaj koronavirusit

Kosova

Kjo komunë e Kosovës merr masat e para ndaj koronavirusit

Më: 11 mars 2020 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Zyra për Informim e Komunës së Deçanit, ka njoftuar se nënkryetari i Komunës Sami Cacaj, sot ka thirrur një takim të veçantë ku bëjnë pjesë : Përfaqësues të QKMF-së, DKA-ja, Drejtoria për Shërbime Publike dhe akter tjerë.

Në takim ata janë koordinuar që sa më parë të jetë e mundur të bëjnë fillimisht dezinfektimit te të gjitha shkollave , pastaj edhe të institucioneve publike në komunën e Deçanit.

Gjatë këtij takimi është formuar edhe një trupë në përbërje prej 5 anëtarëve ku në vazhdimësi do të raportojnë për situatën në komunën e Deçanit, lidhur më masat parandaluese për COVID19.

Në ketë takim u tha se deri më tani gjithçka është nën kontrolle dhe nuk kemi ndonjë raste për tu shqetësuar.

"Vlen të theksohet se të gjitha shkollat të cilat do të dezinfektohen nga ekspert të trajnuar në ketë fushë do të behët pas përfundimit të orarit mësimorë dhe pa penguar zhvillimin procesit mësimor në asnjë shkollë", thuhet në njoftimin e komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat