Pas masave të Qeverisë, ndalet edhe qarkullimi i trenit Prishtinë-Pejë

Kosova

Pas masave të Qeverisë, ndalet edhe qarkullimi i trenit Prishtinë-Pejë

Më: 14 mars 2020 Në ora: 00:21
Foto ilustrim

Pas vendimeve të fundit që janë marrë nga Qeveria e Kosovës, edhe menaxhmenti i hekurudhave të Kosovës, Trainkos ka ardhur me një vendim.

Sipas tyre që nga nesër do të ndalet qarkullimi i trenit në relacionin Prishtinë-Pejë-Prishtinë, vendim ky që do të mbetet në fuqi deri në njoftimin e radhës.

Në këtë njoftim është treguar që treni i cili nesër do të niset nga Peja në drejtim të Prishtinës nuk do të bartë asnjë udhëtarë dhe nuk do të ndalet në asnjë stacion.

Poashtu, Trainkosi njoftoi se nesër niset një tren nga Peja për në Prishtinë, megjithatë nuk do të ndalet në asnjë nga stacionet dhe nuk do të bartë fare udhëtarë.

Njoftimi:

Menaxhmenti i Hekurudhave të Kosovës Trainkos Sh.A, njofton të gjithë qytetarët, se në harmoni me vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe gjendjes së krijuar ka marrë vendim që të ndaloi qarkullimin e trenit të udhëtarëve në relacionin Prishtinë - Pejë - Prishtinë nga data 14.03.2020. Ky vendim mbetet në fuqi deri në njoftimin e radhës.

Po ashtu, ju njoftojmë se treni i cili niset nesër nga Peja në drejtim të Prishtinës, nuk do të bartë asnjë udhetarë dhe nuk do të ndalet në asnjë stacion!

Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar!

Së bashku mund t’ia dalim.

#trainkos #rail #railroad #passengers #peja #kosova #prishtina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat