Flet kryeshefi i QKMF-së në Podujevë, tregon si është gjendja atje

Kosova

Flet kryeshefi i QKMF-së në Podujevë, tregon si është gjendja atje

Më: 16 mars 2020 Në ora: 13:46
Ilustrim

I gjithë globi po ballafaqohet me pandeminë Koronavirus, e së fundi është shfaqur edhe në Kosovë.

Bejtush Jashari, kryeshef në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në Podujevë, në një prononcim tha se për momentin nuk ka mungesë në barnave dhe pajisjeve mbrojtëse në këtë qendër.

Ai tha se fshati ku është i infektuari në këtë komunë tashmë është në karantinë dhe se janë marrë të gjitha masat.

“Fshati Dumnicë është në karantinë dhe janë marrë të gjitha masat për të dezinfektuar shtëpitë në atë lagje”, tha Jashari.

Më tej, ai tha se janë në kontakt edhe me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Po jemi në kontakt me Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrinë e Shëndetësisë, për momentin jemi të furnizuar mirë dhe na kanë dalë në ndihmë, do t’i marrim të gjitha masat e nevojshme si komunë”, tha Jashari për Front Online.

Në Kosovë janë identifikuar edhe katër raste të reja me Koronavirus duke e çuar në 13 numrin e personave të infektuar.

Qeveria e Kosovës, pas rritjes së numrit të të infektuarve, më 15 mars vendosi që të shpallë gjendje të emergjencës publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat