Në qytetin e Skënderajt qytetarët po respektojnë distancln fizike mes tyre gjatë pritjes së marrjes së asistencës sociale.
“Vetëdijësimi i qytetarëve për zbatimin e masave për parandalimin e infeksionit COVID-19 është garanci që na siguron triumfin mbi betejën e përbashkët që kemi”, ka shkruar Jashari në Facebook.
Postimi në Facebook:
Vetëdije e shtuar qytetare!
Qytetarët e Skenderajt duke mbajtur distancën fizike mes tyre gjatë pritjes për të marrë asistencën sociale.
Vetëdijësimi i qytetarëve për zbatimin e masave për parandalimin e infeksionit COVID-19 është garanci që na siguron triumfin mbi betejën e përbashkët që kemi.
Falënderoj Stacionin Policor në Skenderaj për punën e shkëlqyer në ruajtjen e rendit e ligjit!