Lladrovci vlerëson gjendjen e mirë në Drenas të situatës për parandalimin me COVID-19

Kosova

Lladrovci vlerëson gjendjen e mirë në Drenas të situatës për parandalimin me COVID-19

Më: 16 prill 2020 Në ora: 17:36
Foto

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci sot ka mbajtur mbledhjen e Shtabit Emergjent, ku temë diskutimi ka qene koordinimi ndërinstitucional për menaxhimin sa më të mirë të kësaj faze emergjente.

Në këtë takim ku morën pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike, Policinë e Kosovës, përfaqësues të AME-së dhe FSK-së, kryetari Lladrovci ka vlerësuar se janë duke u zbatuar të gjitha masat e marra nga komuna dhe ato të nivelit qendror, ku falë këtij bashkëpunimi, Drenasi nuk ka asnjë rast me COVID-19.

Kryetari Lladrovci ka përmendur edhe pakot ushqimore-higjienike që i ka ndarë komuna për t’i ndihmuar qytetarët dhe ka falënderuar dhjetëra donatorë të cilët kanë kontribuar me pako ushqimore-higjienike dhe pajisje të tjera të nevojshme për parandalimin e përhapjes së virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat