Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e shtegut të ecjes në Suharekë dhe 10 parqeve në fshatrat e kësaj komune

Kosova

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e shtegut të ecjes në Suharekë dhe 10 parqeve në fshatrat e kësaj komune

Më: 21 prill 2020 Në ora: 17:32
Foto nga nënshkrimi i projektit

Në Komunën e Suharekës u nënshkrua marrëveshja për projektin “Ndërtimi i shtegut të ecjes në Suharekë dhe 10 parqeve në fshatrat e kësaj komune”.

Lajmi u bë i ditur nga një postim i kryetarit të kësaj komune, Bali Muharremaj në Facebook.

“Sapo nënshkruam marrëveshjen e bashkëfinancimit me Ministren e MAPL-së Emilija Rexhepi, për shumën 274,174.10 euro, të cilat ndahen për projektin ‘Ndërtimi i shtegut të ecjes në Suharekë dhe 10 parqeve në fshatrat e Komunës së Suharekës'”, tha Muharremaj.

Ai bëri të ditur se shtegu do të jetë 2.3 km i gjatë dhe do t’u shërbej qytetarëve.

“Ky projekt mbështetet nga skema e grantit për performancë komunale, të cilën e mbështet DEMOS dhe Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal. Angazhimi ynë është serioz në ndërtimin e vendit në të ardhmen”, ka shkruar Muharremaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat