​Lansohet platforma “Arsimi gjithëpërfshirës” për fëmijët me nevoja të veçanta

Kosova

​Lansohet platforma “Arsimi gjithëpërfshirës” për fëmijët me nevoja të veçanta

Më: 29 prill 2020 Në ora: 17:30
Hykmete Bajrami

Në vazhdën e organizimit të procesit të mësimit në distancë për shkak të pandemisë COVID-19, MAShTI me mbështetjen e organizatës ‘Save the Children’, ka lansuar platformën më të re “Arsimi gjithëpërfshirës” (arsimigjitheperfshires.rks-gov.net), me qëllim të ofrimit të mundësive për zhvillim socio-emocional dhe njohës të fëmijëve me nevoja të veçanta.

Platforma ofron aktivitete mësimore për fëmijë dhe materiale ndihmëse për prindër/kujdestarë ligjor, mësimdhënës dhe asistentë të fëmijëve me nevoja të veçanta.

Aktivitetet mësimore janë të ndara sipas fushave të kurrikulës dhe fushave të aktiviteteve.

Gjithashtu, platforma ofron tema dhe njësi konkrete, materiale didaktike, këshilla, video, udhëzime audio-vizuale, fleta pune dhe fotografi për të gjithë fëmijët bazuar në nivelet dhe aftësitë individuale.

Platforma ofron informata dhe materiale ndihmëse lidhur me qasjen ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta, metodat bazike, vlerësimin dhe informata tjera të rëndësishme për zhvillimin social, emocional dhe psiko-fizik të fëmijës.

Kjo platformë do jetë aktive nga data 30.04.2020 dhe do të plotësohet rregullisht me materiale dhe aktivitete të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat