​Moti për dy ditët e ardhshme

Kosova

​Moti për dy ditët e ardhshme

Më: 5 maj 2020 Në ora: 19:38
Ilustrim

Të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi.

Temperaturat maksimale do të ulën ndjeshëm, krahasuar me ditët e fundit, minimalet do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius.

Të enjten do të vijojë mot kryesisht i qetë, me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-10 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat