Shumica e gjakovarëve sot janë parë pa masa mbrojtëse

Kosova

Shumica e gjakovarëve sot janë parë pa masa mbrojtëse

Më: 18 maj 2020 Në ora: 22:52
Foto Ilustrim

Pa maska e dorëza, e pa mbajtur distancë sociale, qytetarë të shumtë kanë vërshuar rrugët kryesore të Gjakovës.

Në ditën kur ka filluar faza e dytë e lehtësimit të masave, është parë një situatë normale në këtë qytet, e edhe sektori i gastronomisë ka filluar punën.

Ndonëse nuk kanë dashur të flasin para kamerës, pronarë të bizneseve, të cilat kanë filluar punën këtë të hënë, kanë thënë se interesimi i qytetarëve është shumë i vogël, por që janë kujdesur për të marrë të gjitha masat e nevojshme.

E vetë qytetarët kanë mirëpritur lehtësimin e masave nga ana e Ministrisë, dhe thonë se janë duke respektuar rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shëndetësisë në këtë komunë, Ferdinand Kolaj, thotë se situata në Gjakovës është e menaxhueshme.

Ai ka thënë se kjo komunë ka hyrë në javën e 4-t prej që nuk është konfirmuar asnjë rast me Covid-19.

Gjakova ka pasur 16 të infektuar me koronavirus, prej tyre 15 janë shëruar dhe një grua shtatzënë ka vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat