Jashari: Nëna Shefkije e baca Tush rritën me përkushtim e sakrificë djemtë e tyre të cilët i dolën zot atdheut

Kosova

Jashari: Nëna Shefkije e baca Tush rritën me përkushtim e sakrificë djemtë e tyre të cilët i dolën zot atdheut

Nga: A.SH Më: 10 qershor 2020 Në ora: 11:33
Bekim Jashari, Ramiz Lladrovci

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka ngushëlluar familjen Lladrovci pas vdekjes së nënës së heroit Fehmi Lladrovci.

“Nëna Shefkije e baca Tush rritën e edukuan me përkushtim e sakrificë djemtë e tyre të cilët i dolën zot atdheut në kohërat më të vështira”, ka shkuar Jashari në Facebook.

Postimi në Facebook:

Me dhimbje e pikëllim mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të heroinës, nënës së heroit tonë kombëtar, Fehmi Lladrovci, përkatësisht vjehrrës së Xhevë Lladrovcit dhe nënës së mikut tim Ramiz Lladrovci.

Nëna Shefkije e baca Tush rritën e edukuan me përkushtim e sakrificë djemtë e tyre të cilët i dolën zot atdheut në kohërat më të vështira.

Ajo si shumë nëna tjera shqiptare meriton mirënjohje të përjetshme për kontributin dhe sakrificën dhënë në çlirimin e vendit.

Për të gjitha veprat e saj jetësore lutemi që zoti ta shpërblejë në botën tjetër.

Ngushëllime kryetarit Ramiz Ladrovci dhe familjes së gjerë Lladrovci!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat