Kryetari i Rahovecit tregon për gjendjen shëndetësore të nëntë rasteve të reja

Kosova

Kryetari i Rahovecit tregon për gjendjen shëndetësore të nëntë rasteve të reja

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 00:48
Smajl Latifi

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se atje janë 9 raste pozitive me Covid-19 dhe 2 të shëruar të tjerë.

Ai thotë se 3 prej tyre po trajtohen në Klinikën Infektive dhe gjendja e tyre është stabile.

Postimi i tij:

Rastet e paraqitura sot janë: tetë(8) nga qyteti i Rahovecit dhe një(1) nga fshati Ratkoc, ku tre prej këtyre pacientëve aktualisht po trajtohen në Klinikën Infektive në Prishtinë dhe gjendja e tyre shëndetësore është stabile”.

“Përpjekja e madhe e përbashkët e deritanishme mund të na shkojë huq për shkak të pakujdesisë së mos përmbajtes së tri rregullave themelore, të cilat duhet të jenë përditshmëri e jona edhe pa pandemi, si:
* mbajtja e distancës fizike,
* mbajtja e maskave dhe
* larja e duarve me kujdes disa herë në ditë, për 20-30 sekonda.
Ju lutem, që t’iu përmbaheni të gjitha rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Mbani distancën fizike për së paku 2 metra dhe aplikoni masat e nevojshme higjienike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat