Edhe kolegët e fakultetit të zëvendësministrit Bardheci dalin kundër emërimit të tij

Kosova

Edhe kolegët e fakultetit të zëvendësministrit Bardheci dalin kundër emërimit të tij

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 23:15
Ilustrim

Nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike kanë konfirmuar se Bardheci kishte filluar studimet në vitin akademik 2015/16.

Rrugëtimi i tij në këtë fakultet kishte filluar në vitin dymijë e pesëmbëdhjetë.

Asokohe Driton Bardheci kishte nisur studimet në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, në drejtimin e inxhinierisë industriale.

Studimet nuk i ka përfunduar akoma, por Bardheci tashmë ka fituar një post që ka të bëjë pikërisht me arsim.

I njëjti është emëruar si zëvendësministër i arsimit, i propozuar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Se Dritoni vazhdon të jetë në studime e ka konfirmuar për T7 dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Ahmet Shala.

Anëtarit të AAK-së ia kanë besuar këtë post partia e tij, por njëjtë nuk po vlerësojnë kolegët e fakultetit.

Madje nga organizata studentore “Studim, Kritikë Veprim” po e konsiderojnë një vendim të tillë skandaloz.

E objekti i Ministrisë së Arsimit do të jetë vendi ku do ta kryejë detyrën e tij të re, por këtë të mërkurë Bardheci nuk ka qëndruar aty.

Por 22 vjecari përmes një statusi në Facebook kritikat për emërimin e tij i cilësoi si linçime të ashpra publike

E një ditë më parë ka reaguar edhe ambasada amerikane, të cilët kanë bërë thirrje që në institucione publike të punësohen persona me përvojë dhe profesionistë, e jo pjesëtarë të partive.

Veç si kandidat i AAK-së për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit, Bardheci njihet edhe për aktivitetin e tij kundër vendosjes së taksës para Qeverisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat