Jep dorëheqje nënkryetari i AAK-së në Viti, pak ditë pas koalicionit me LDK-në

Kosova

Jep dorëheqje nënkryetari i AAK-së në Viti, pak ditë pas koalicionit me LDK-në

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 14:53
Bashkim Hasani

Bashkim Hasani ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Viti.

Këtë e ka konfirmuar vetë Hasani, përmes një postimi në Facebook.

“Njoftim për dorëheqje. Për arsye krejtësisht personale ju njoftoj që nga sot jap dorëheqje nga çdo përgjegjësi e të qenurit nënkryetar i AAK-së dega në Viti”, ka shkruar Hasani.

Kjo dorëheqje e nënkryetarit të AAK-së në Viti vjen vetëm pak ditë pasi kjo parti lidhi koalicon me Lidhjes Demokratike të Kosovës në qeverisjen e Komunës së Vitisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat