Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenas ka formuar komisionin profesional, i cili ditëve në vijim do të vlerësojë mundësitë e hapjes së çerdheve.
Sipas komunës, përfaqësuesit e çerdheve private dhe të gjithë qytetarët do të njoftohen për vendimin.
“Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit, njofton përfaqësuesit e çerdheve private dhe të gjithë qytetarët, se për shkak të gjendjes së krijuar nga koronavirusi, ka formuar komisionin profesional, i cili ditëve në vijim do të vlerësoj mundësitë e hapjes së çerdheve. Për epilogun e vlerësimit të komisionit, do të njoftoheni me kohë”.