Drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë shërohet nga koronavirusi

Kosova

Drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë shërohet nga koronavirusi

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 15:43
Kamenica

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Kamenicës, Suna Zaimi-Krasniqi është shëruar nga koronavirusi.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, i cili përmes një postimi në Facebook tha se në mesin e të shëruarve është edhe drejtoresha e Shëndetësisë në këtë komunë.

Ai tha se dy rastet e reja vijnë nga fshati Roganë dhe Petroc të Kamenicës.

“Sapo u njoftuam nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës se sot janë identifikuar edhe dy (2) raste pozitive me #COVID19 dhe dy (2) persona janë shëruar plotësisht. Të infektuarit janë nga fshati Roganë dhe Petroc, ndërsa në mesin e të shëruarve është edhe drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë”, ka shkruar Kastrati.

Deri tani në këtë komunë janë konfirmuar 113 raste me koronavirus, 78 janë shëruar dhe 8 kanë vdekur.

Numri i  rasteve aktive në këtë komunë është 27.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat