Filloi asfaltimi i katër rrugëve në Kërvasari

Kosova

Filloi asfaltimi i katër rrugëve në Kërvasari

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 14:22
Filloi asfaltimi i katër rrugëve në Kërvasari

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, sot ka filluar asfaltimi i katër rrugëve në fshatin Kërvasari. Rrugët që po asfaltohen janë tri rrugë brenda lagjeve dhe një rrugë që lidhë fshatrat Kërvasari dhe Kosterrc. Asfaltimin e rrugëve e ka përcjellë nga afër edhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina.

Sipas drejtorit Morina, “Sot ka filluar asfaltimi i katër rrugëve në fshatin Kërvasari, të cilat paraprakisht janë hapur dhe përgatitur. Këto katër rrugë kanë një gjatësi prej 1.8 kilometër, ndërsa vizita gjatë asfaltimit, kishte për qëllim inspektimin e cilësisë dhe mënyrës së asfaltimit, si dhe respektimit të kritereve të parapara”, tha Morina.

Asfaltimi i këtyre rrugëve ka rëndësi të madhe për banorët, pasi mundëson lëvizjen e lirë dhe të lehtë për banorët që jetojnë në këto lagje dhe në fshatin Kërvasari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat