Për një javë mbi pesë mijë gjoba u shqiptuan nga Policia e Kosovës për qytetarët, pasi shkelën Ligjin anti-COVID

Kosova

Për një javë mbi pesë mijë gjoba u shqiptuan nga Policia e Kosovës për qytetarët, pasi shkelën Ligjin anti-COVID

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 11:40
Foto Ilustrim

Në javën e parë të hyrjes në fuqi të Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, i cili parasheh ndëshkime për të gjithë ata që nuk i respektojnë masat e vëna nga qeveria e Kosovës, Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi pesë mijë gjoba.

Në një përgjigje nga zyra e informimit të Policisë së Kosovës, thonë se komunat që kanë më shumë numër të gjobave të shqiptuar janë në Prishtinë, Ferizaj, Pejë, etj.

“Nëse flasim për angazhimet e policisë qe kur ka filluar zbatimi i Ligjit për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, për rreth një javë, janë shqiptuar mbi 5000 gjoba. Më së shumti për nga numri i gjobave përfshihen rajoni i Prishtinës, Pejës, Ferizajt etj”, kanë thënë nga zyra për informim të Policisë së Kosovës.

Ndryshe, u bënë një javë që Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi . Ky Ligj ka 29 nëne dhe rregullon anën ligjore, parandalimin, masat për mbrojtje, testimet, trajtimin, kompensimet shtesë, por edhe gjobat për shkelësit e Ligjit e shumë elemente tjera që do ndihmojnë parandalimin e luftimit të pandemisë. Ky ligj po ashtu trajton masat për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, çështjen e testimit, diagnozës dhe trajtimit, pastaj prezanton organet kompetente për shqiptimin e masave ndëshkimore, çështjen e lëvizjes në oraret e përcaktuara, pastaj çështjen e aktiviteteve në ambiente private e publike, etj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat