Syla: Institucionet nuk e marrin seriozisht kur gratë e raportojnë dhunën

Kosova

Syla: Institucionet nuk e marrin seriozisht kur gratë e raportojnë dhunën

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 00:23
Foto ilustrim

Aktivistja e shoqërisë civile, Merishahe Syla, ka kritikuar organet e rendit të shtetit tonë që nuk po e marrin seriozisht ndjekjen dhe dënimin e atyre që ushtrojnë dhunë në familje, gjegjësit burrave.

Sipas saj, “dhuna vazhdon me qenë prezente në shoqërinë tonë, dhunën e kemi kulturë e traditë dhe se nuk kemi fare nevojë për numra dhe statistika për të kuptuar këtë problem, sepse siç theksoi, e dimë se si familjet tona e trajtojnë dhunën ndaj atyre që i konsiderojnë më të dobët”.

“Shqetësuese është që institucionet nuk e marrin seriozisht kur gratë e raportojnë dhunën, por edhe kur gratë e raportojnë i arsyetojnë dhunuesit për shkak që jemi në një kulturë dhunë ku arsyetohet dhuna e burrave. Edhe kur ka arrestime, dënimet janë shumë të ulëta”.

“Kemi për të vazhduar të kërkojmë përgjegjësi për atë që institucionet janë të thirrur, pra t’i mbrojnë njerëzit e vendit tonë”, u shpreh mes tjerash Syla.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat