Gafurr Rexha, inspektor i ndërtimit në Komunës e Prishtinës i cili u arrestua nga Policia e Kosovës për marrje të ryshfetit, është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje. Ai është kryetar i pikës së Vetëvendosjes në Rimanishtë-Qendra Prishtinë.
Rexha është prangosur në momentin që i kishte marrë 12 mijë euro pronarit të kompanisë së ndërtimit “Berisha Group”, Naim Berishës.
Rastin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës, e cila ka konfirmuar se ai ngarkohet me veprat penale si, keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe marrje e ryshfetit.
Rexha tani e disa vite është aktivist i partisë së Albin Kurtit, derisa ishte arrestuar edhe vitin e kaluar për shpërdorim të detyrës zyrtare.
Policia e Kosovës e ka ndalur Rexhën në mbajtje për 48 orë, deri në një vendim të gjykatës në lidhje procedurat tjera ligjore.