Ndriçohen tri rrugë në Balincë të Malishevës

Kosova

Ndriçohen tri rrugë në Balincë të Malishevës

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 18:38
Balincë

Edhe fshati Balincë i Komunës së Malishevës është bërë me ndriçim publik, përkatësisht tri rrugë në dy lagje të këtij fshati nga sonte janë me ndriçim.

Në këtë fshat janë bërë me ndriçim publik rrugët “Vesel Gashi” në lagjen Veselaj, përkatësisht rruga e shkollës së fshatit, pastaj rruga “Veli Karaqica” dhe rruga “Maliq Karaqica” në lagjen Karaqica.

Në Komunën e Malishevës pothuajse të gjitha vendbanimet janë me ndriçim publik apo janë në proces e sipër të rregullimit të ndriçimit, si një nevojë e kohës dhe kërkesë e banorëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat