Rudari: Nuk ka rezerva të oksigjenit nëse gjendja me COVID-19 përkeqësohet

Kosova

Rudari: Nuk ka rezerva të oksigjenit nëse gjendja me COVID-19 përkeqësohet

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 00:35
Nexhmi Rudari dhe Agim Veliu

Komuna e Podujevës nuk ka një zgjidhje për furnizim me oksigjen për pacientët të cilët kërkojnë trajtim për shkak të koronavirusit.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj komune, Nexhmi Rudari, konsideron se gjendja me COVID-19 nuk është alarmante, porse në rast përkeqësimi, ai thotë se çështja e furnizimit me oksigjen nuk është e zgjidhur.

“Në gjithë Kosovën paraqiten herë pas here kërkesa për furnizime të mëdha të oksigjenit dhe pastaj duhet të bëjmë kërkesa shtesë. Deri tash ende nuk zgjidhë problemi i furnizimit me oksigjen në plotëni në kuptimin që do kishim në depo rezerva të mjaftueshme të oksigjenit, nëse gjendja përkeqësohet. Për momentin situata nuk është alarmante, por në rast se vjen duke u rritur numri i pacientëve me COVId-19 dhe duke u përkeqësuar gjendja e tyre shëndetësore, një pjesë sigurisht kërkon intervenim me intubim, me oksigjen”, tha ai.

Rudari ka folur edhe për zgjedhjet që pritet të mbahen në këtë komunë. Ai në Interaktiv tha se partia e tij në radhë të parë e ka shëndetin e qytetarëve, por shtoi se të njëjtën gjë nuk mund ta thotë edhe për partitë e tjera.

“Ne nuk jemi duke bërë fushatë, e as parafushatë, nuk po mbajmë takime si në të kaluarën, sepse po iu frikësohemi përhapjes së virusit. Në radhë të parë e kemi shëndetin, për të tjerët nuk di ç’të them, shihen postime që të tjerët po mbajnë takime nëpër oda të caktuara dhe sigurisht ne do t'i gjurmojmë dhe aty ku shohim se janë shkelë masat anti-COVID, do të marrim edhe masa ndaj tyre”, tha Rudari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat