Kërkojnë ndihmë familja që u zhvendos në Kosovë pas tërmetit në Shqipëri

Kosova

Kërkojnë ndihmë familja që u zhvendos në Kosovë pas tërmetit në Shqipëri

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 23:00
Familja Kasa

Familja Kasa është zhvendosur për të jetuar në fshatin Shamalluk të Podujevës, kërkojnë ndihmë.

Muret e shtëpisë i kanë më të qëndrueshme.

Prandaj Taip e Zylfete Kasa nga Kukësi, ka muaj që nuk jetojnë me frikën se ndonjë fatkeqësi mund t’ju ndodhë gjashtë fëmijëve të tyre.

Por të njëjtit, me këtë frikë jetonin çdo ditë në Kukës, pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Shtëpia e tyre ishte dëmtuar shumë, kësisoj ata u detyruan të largohen nga Shqipëria për në Kosovë.

Zylfetja e cila punonte si mësuese në Kukës, tani po thotë që ndonëse jetën e kanë të sigurtë, nuk po qëndrojnë mirë financiarisht.

Sipas kryefamiljarit, Taip Zeka, ata u zhvendosën në Shamalluk të Podujevës, pasi që një shok i tyre ua liroi tokën.

Por ata humbën shumçka nga tërmeti i cili ndodhi në Shqipëri.

E krejt çka patën e shitën për ta ndërtuar shtëpinë në Kosovës.

Tani krejt çka ata kërkojnë, është që institucionet e Kosovës t’i pranojnë si qytetarë të saj, në mënyrë që t’ju mundësohet punësimi.

Nga Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk i kanë kthyer televizionit përgjigjie gjatë ditës, në lidhje me numrin e personave që kanë ardhur në Kosovë pas tërmetit.

Më 26 nëntor të vitit 2019, Shqipëria u godit nga një tërmet, i cili la shumë të vdekur, të lënduar, e pati për pasojë shumë dëme material.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat