Së shpejti fillon projekti për hapjen e qendrave për edukim të hershëm në Shalë dhe Magure

Kosova

Së shpejti fillon projekti për hapjen e qendrave për edukim të hershëm në Shalë dhe Magure

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 15:34
Pamje nga takimi

Kryetari Imri Ahmeti së bashku me drejtoreshën e Arsimit Elmaze Behluli, sot kanë pritur në takim përfaqësueset e UNICEF –it, Dafina Krasniqi dhe Mimoza Shahini me të cilat ka biseduar rreth mundësisë së hapjes se paraleleve për mësim të hershëm për fëmijët e moshës 0-5 vjeç, në institucionet edukative në fshatrat Shalë dhe Magurë.

Kryetari Imri Ahmeti ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me UNICEF që të zhvillojnë këtë projekt edhe në këto lokalitet në mënyrë që t’ju mundësohet prindërve në regjionin e Shalës dhe Magures ti dërgojnë fëmijët e tyre në këto shkolla edhe para moshës për parafillorë.

Përfaqësueset nga UNICEF-i u shprehen se Komuna e Lipjanit do të merret si shembull i bashkëpunimit edhe për komuna të tjera, ndërsa theksuan se qëllimi i këtij projekti është që fëmijët të përgatiten për klasën e parë.

Një qendër e tillë është hapur muaj më parë në shkollën “Zenel Hajdini” në Gadime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat