Rënia e rasteve aktive në Kosovë, pritet të shqyrtohen masat anti-Covid

Kosova

Rënia e rasteve aktive në Kosovë, pritet të shqyrtohen masat anti-Covid

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 23:20
Foto ilustrim

Në Kosovë po vazhdon bilanci pozitiv sa i përket rasteve me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 296 raste të reja me koronavirus dhe janë shëruar 319 pacientë.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (58 vjeç), Lipjan 1 rast (78 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç) dhe Viti 1 rast (65 vjeç).

Ky bilanc pozitiv i dy javëve të fundit në Kosovë ka bërë që numri i rasteve aktive të bie në 11,318 nga mbi 15 mijë sa ishte.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar deri më sot është 34956 nga gjithsej 47499 raste pozitive në total në Kosovë, kurse numri i vdekjeve është 1225.

E me rënien e rasteve aktive, qeveria e Kosovës, institucionet shëndetësore në Kosovë dhe Komiteti kanë bërë të ditur se ditët në vijim do të vlerësohet situata me COVID-19 dhe do të shqyrtohen masat e reja.

Aktualisht në Kosovë janë në fuqi masat me orë policore të cilat varësisht shkallës së rrezikshmërisë së infektimit nëpër komuna janë të ndara në zona të kuqe, të verdha dhe të gjelbra. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat