Falë marrëveshjes me Bulliqin, Telekomi mbulon me WiFi falas qendrën e Podujevës

Kosova

Falë marrëveshjes me Bulliqin, Telekomi mbulon me WiFi falas qendrën e Podujevës

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 18:15
Podujeva

Telekomi i Kosovës ka vendosur që të mbulojë me Wi-fi falas qendrën e qytetit.

Sipas kumtesës komunale, ky vendim është marrë fal marrëveshjes së arritur me kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe përfaqësuesve të Telekomit.

“Njoftojmë qytetarët e komunës sonë se falë marrëveshjes së kryetarit të Komunës, Shpejtim Bulliqi, me përfaqësuesit e Telekomit, prej sot qendra e qytetit (nga objekti i Komunës dhe përgjatë Bulevardit) do të jetë e mbuluar me ËiFi free – valë të internetit. Falënderojmë Telekomin për këtë shërbim falas për qytetarët, që vjen si dhuratë për festat e fundvitit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ditë më parë, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur në takim Bislim Fetahun – drejtor teknik i Telekomit të Kosovës. Gjatë takimit u bisedua për investimet që planifikohen të realizohen nga Telekomi i Kosovës për zgjerim të rrjetit.

“Në këtë drejtim drejtori teknik i Telekomit tha se në disa lokacione brenda territorit të komunës sonë do të vendosen antena të reja me kapacitet më të lartë të shpërndarjes së valëve të telefonisë dhe internetit.  Në takim ishin të pranishëm edhe Fevzi Jetullahu – Drejtor i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Abdullah Havolli –inxhiner në Telekom”, ka njoftuar komuna ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat