Inatet politike lënë Podujevën pa spital

Kosova

Inatet politike lënë Podujevën pa spital

Më: 4 janar 2021 Në ora: 20:43
Armend Zemaj

Buxheti për ndërtimin e spitalit nuk u përfshi në buxhetin e Qeverisë së Kosovës për vitin 2021.

Ka ardhur për ta vulosur një udhëzim që i duhet për tu vizituar në QKUK.

Por Sokol Selimit do t’i duhet të pres edhe një ditë për të kryer shërbimin e tij.

Kjo pasi këtë të hënë shënohet ditë feste, e personat përgjegjegjës ishin në pushim.

Këto procedura e kanë lodhur Selimin, ku sipas tij cdo gjë do të ishte më e lehtë nëse në Podujevë do të kishte një Spital.

Se nevoja për një spital të qytetit është mjaft e madhe e thonë edhe banorët tjerë të kësaj komune.

Megjithatë, projekti i spitalit të Podujevës ishte prezantur me shumë zell disa muaj më parë nga ministri i Shëndetësisë.

Armend Zemaj kishte prezantuar projektin e spitalit i cili do të kishte një sipërfaqe prej 7.700m2 e që do të ofronte shumë shërbime.

Por, ky projekt sic duket do të mbes vetëm në letër, kjo pasi buxheti për ndërtmin e tij nuk u përfshi në buxhetin e vitit 2021.

E krejt ky projekt po shihet vetëm si një premtim për fushatë nga ish-drejtuesit komunal.

Shpejtim Bulliqi thotë që me këto veprime të tyre sa i është bërë dëm qytetarëve të komunës së Podujevës.

Bulliqi shprehet optimist që me rishikimin e buxhetit do të mund të vazhdojnë punën e lënë në gjysmë për ndërtimin e spitalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat