Sot katër raste të reja me Covid në Malishevë

Kosova

Sot katër raste të reja me Covid në Malishevë

Më: 6 janar 2021 Në ora: 15:16
Malishevë

Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar katër raste të reja me covid-19.

Kështu është bërë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës.

Rastet e reja të regjistruar sot vijnë nga këto vendbanime: 2 raste në Llapçevë dhe nga 1 rast në Dragobil dhe Ngucat, ndërsa numri i rasteve aktive në Malishevë është 39 raste.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më tani, me covid-19 janë regjistruar 562 raste, prej tyre 487 janë shëruar, 36 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 39 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat