Komuna e Drenasit kërkon që deri nesër të dorëzohen kërkesat për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet

Kosova

Komuna e Drenasit kërkon që deri nesër të dorëzohen kërkesat për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet

Më: 18 janar 2021 Në ora: 10:50
Foto Ilustrim

Komuna e Drenasit ka njoftuar qytetarët e kësaj komune që deri nesër duhet t’i dorëzojnë kërkesat për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet.

Nga kjo komunë është thënë që komisionet janë në teren dhe po punojnë që tu përgjigjen të gjitha kërkesave të qytetarëve për vlerësimin e dëmeve.

Njoftimi i plotë

Njoftojmë qytetarët se deri nesër, me datë 19.01.2021, ora 12:00, të dorëzojnë kërkesat për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Komunën e Drenasit.

Kjo vjen si rrjedhojë e kërkesës së nivelit qendror që kërkesat për vlerësimin e dëmeve t’i përcjellim deri të mërkurën, me datë 20.01.2021.

Komisionet janë në teren dhe po punojnë maksimalisht që tu përgjigjen të gjitha kërkesave të qytetarëve për vlerësimin e dëmeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat