Për një ditë, ngrihen 73 aktakuza kundër 80 personave

Kosova

Për një ditë, ngrihen 73 aktakuza kundër 80 personave

Më: 19 janar 2021 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se për një ditë kanë ngritur 73 aktakuza ndaj 80 personave në Kosovë.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 8 persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 3 personave të dyshuar.

Njoftimi i plotë

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetetre (73) aktakuza kundër tetëdhjetë (80) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar 48 orë, si dhe janë ngritur gjithsej pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat