Shkolla pa nxemje, akuzohet mirëmbajtësi

Kosova

Shkolla pa nxemje, akuzohet mirëmbajtësi

Më: 27 janar 2021 Në ora: 20:54
Ilustrim

Mësimi është i vështirë për t’u zhvilluar në shkollën fillore të mesme të ulët “Ganimete Tërbeshi” në Astrazub të Malishevës.

Kjo pasi klasat në këtë objekt shkollor janë shumë të ftohta. Nxënësit dhe mësuesit atje gjatë tërë kohës janë duke qëndruar të veshur me xhaketa.

Prindërit kanë thënë se ky problem qëndron për katër vjet , prej se u ndërtua shkolla e re në fshat.

Në Drejtorinë e Arsimit në Malishevë thonë se i gjithë problemi qëndron tek punëtorët teknik se nuk punojnë sa duhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat