Kastrati: Kemi dënuar AAK-në, PDK-në, VV-në dhe LDK-në për shkeljen e masave anti COVID-19

Kosova

Kastrati: Kemi dënuar AAK-në, PDK-në, VV-në dhe LDK-në për shkeljen e masave anti COVID-19

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 20:46
Qëndron Kastrati

Kryetari i komunës së Kamenicës , Qëndron Kastrati, i ftuar në DebatPernime ka treguar se deri më sot, kjo komunë ka dënuar katër parti politike për shkak të shkeljes së masave anti-COVID-19 që janë marrë nga Qeveria e Kosovës.

“Deri tash janë dënuar AAK, PDK, VV dhe LDK, secila janë dënuar nga 2000 euro. Subjektet në nivel lokal po kujdesen për masat, por kur po vijnë liderët po thyen masat.

Ne kemi shkuar me dënimet minimale. Qytetarët nuk duhet të mendojnë që partitë politike janë të paprekshme”, ka thënë Kastrati.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat