Ngjarjet për sot në Kosovë

Kosova

Ngjarjet për sot në Kosovë

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 06:16
Foto ilustruese

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka voton në qendrën e votimit 1907E, në Fakultetin Teknik, Prishtinë. Pas votimit, ajo do të jap deklaratë për media për fillimin e votimit në Republikën e Kosovës. (Ora 07:00)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e parë për media, lidhur me hapjen e qendrave të votimit. (Ndërtesa e KQZ-së, kati i 4, ora 08:00)

Kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha voton në SHF “Bajram Curri” në fshatin Sllatinë e Madhe. (Ora 08:00)

Kryetari dhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj do të votojë në Fakultetin e Filologjisë. (Ora 09:00)

Kryetari dhe Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të votojë në qendrën e votimit 1913E – Fakulteti Ekonomik-Juridik Prishtinë. (Ora 9:30)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj voton në Qendrën e Votimit 1910E - Shkolla e mesme e Mjekësisë "Ali Sokoli" Prishtinë (vendvotimi 1910E/03R). (Ora 09:30)

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti me bashkëshorten Servete Hoti, voton në qendrën e votimit në Fakultetin Filologjik. (Ora 09:30)

Shefi i Zyrës së BE në Kosovë, Tomash Sunjog, do t’i vizitojë disa qendra të votimit në Kosovë gjatë ditës së zgjedhjeve. (Qendra e votimit në shkollën fillore ‘Dardania’, ora 10:00)

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, do të votojë në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik, në Prishtinë. (Ora 10:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media, lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. (Zyret e AAK-së, ora 10:30)

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa voton në qendrën e votimit në shkollën fillore “Emin Duraku”, në Prishtinë. (Ora 10:30)

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri voton në SHF “Nazmi Zhegrova” në Stanoc të Poshtëm. (Ora 10:30)

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri voton në qendrën e votimit në SHF “Abaz Ajeti” në Gjilan. (Ora 11:00)

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri voton në qendrën e votimit në SHF “Lidhja e Prizrenit”. (Ora 11:00)

Kryetari i komunës, Imri Ahmeti voton në qendrën e votimit në SHF e Poturovcit, në Lipjan. (Ora 11:00)

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini do të votojë në Qendrën e Votimit në shkollën "Mustafa Bakija". (Ora 11:00)

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti voton në SHF “Ahmet Hajdari”, Begunc. (Ora 11:15)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e dytë për media, lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në orën 11:00 dhe ecurinë e procesit zgjedhor. (Ndërtesa e KQZ-së, kati i 4, ora 11:30)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media, lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. (Zyret e AAK-së, ora 12:30)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media, lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. (Zyret e AAK-së, ora 14:30)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencë për media, lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00 dhe ecurinë e procesit zgjedhor. (Ndërtesa e KQZ-së, kati i 4, ora 15:30)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media, lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. (Zyret e AAK-së, ora 16:30)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media, lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. (Zyret e AAK-së, ora 18:30)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencë për media, lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në orën 19:00 dhe mbylljen e vendvotimeve. (Ndërtesa e KQZ-së, kati i 4, ora 19:30)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media, lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. (Zyret e AAK-së, ora 20:30)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e fundit për media, ku do të publikohen rezultatet preliminare të zgjedhjeve parakohshme. (Ndërtesa e KQZ-së, kati i 4, ora ??)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat