A votojnë më shumë burrat apo gratë në Kosovë?

Kosova

A votojnë më shumë burrat apo gratë në Kosovë?

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Me sa duket përqindja e popullsisë më e lartë, voton më pak.

Votimet në Kosovë mund të themi se janë relativisht të reja, duke marrë parasysh që jemi një shtet shumë i ri.

Edhe pse Kosova është një shtet demokratik, ku secili qytetarë është i barabartë dhe ka të drejtat dhe liritë e njëjta, pavarësisht gjinisë, moshës, racës, orientimit fetar etj., me sa duket përsëri ka një diferencë në votime.

Kjo mund të jetë e shkaktuar nga arsye personale ose familjare, mirëpo femrat në Kosovë votojnë shumë më pak se meshkujt.

Image

Popullsia e Kosovës është e bërë 51.2% nga femrat, pra 912,315 femra kanë të drejtë vote, mirëpo duke marrë parasysh zgjedhjet e mëparshme, në vitin 2019 vetëm 364,988 femra kanë votuar.

Ndërsa me 48.8% të popullsisë meshkuj, pra nga 869,800 meshkuj me drejtë vote, në vitin 2019, 462,009 persona votuan.

Kjo do të thotë se vetëm gjysma e popullsisë janë pjesëmarrës në votime, dhe rreth 40% e femrave dalin në votime dhe 53.11% e meshkujve dalin në votime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat