Banorët nga këto fshatra të mëdha nuk mund të dalin në votime nga bora e madhe

Kosova

Banorët nga këto fshatra të mëdha nuk mund të dalin në votime nga bora e madhe

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 17:36
Foto

Në fshatin Prapashticë dhe fshatrat e tjerë të Gollakut rrugët janë bërë të pakalueshme duke shkaktuar vështirësi për banorët që të dalin dhe të votojnë.

Një banor nga ky fshat ka thënë për Klan Kosovën se pavarësisht dëshirës, reshjet e shumta të borës ua kanë pamundësuar që të dalin dhe të votojnë.

“Që tri orë jemi duke u ballafaquar që të dalim në votime, por nuk po mundemi. Plus kësaj, jemi fermerë dhe i kemi fermat e ngujuara”.

“Prapashticë, Gllogovicë, Hajkobilë dhe Dabishec – të gjitha janë të bllokuara. Kërkush nuk del me na vizitu neve, veç kur iu duhen votat vijnë ata me xhipa”.

Në ndërkohë, një qytetar tjetër ka thënë se këto probleme iu ndodhin çdo herë.

“Fshatarët që janë këtu kanë mbetur të bllokuar. Nuk është në rregull kjo”.

Edhe një qytetar tjetër nga këto fshatra ka thënë se pavarësisht se qytetarët kanë dashur që të dalin dhe të votojnë një gjë të tillë nuk kanë mundur ta bëjnë për shkak të mospastrimit të rrugëve.

“Sot ka rënë mbi gjysmë metër borë. Kemi pasë sot me dal dhe me votu, por nuk kemi pasë asnjë mundësi. Ka njerëz që nuk kanë pasë mundësi me lëviz hiç. Kemi problem që nuk po pastrohen rrugët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat