Sot dy të shëruar dhe tri raste të reja me covid në Komunën e Malishevës

Kosova

Sot dy të shëruar dhe tri raste të reja me covid në Komunën e Malishevës

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 16:09
Foto ilustruese

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, dy persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar tri raste të reja.

Kështu është konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga marsi i vitit të kaluar, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 790 persona, prej tyre 696 janë shëruar, 46 kanë vdekur dhe aktiv janë edhe 48 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat