Nga sa komuna fituan partitë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Kosova

Nga sa komuna fituan partitë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje radhitet në vendin e parë për nga numri i komunave të fituara në zgjedhjet e djeshme. Nga 38 komuna gjithsej, LVV doli e para në 22 komuna, më pas radhitet Lista Serbe me 10 komuna të fituara, PDK dhe AAK me nga 2 komuna, Nisma dhe partia e minoriteteve me nga 1 komunë.

Partia e Kurtit arriti t’i lëkundë edhe bastionet e partive të vjetra në pushtet, kështu duke sjellur një rezultat krejtësisht ndryshe nga siç është mësuar vendi ynë.

Por cilat komuna i fotoi Albin Kurti?

Sipas rezultateve të deritanishme të KQZ-së, LVV doli e para në Mitrovicë, Podujevë, Vushtrri, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Gjilan, Kamenicë, Shtime, Ferizaj, Viti, Kacanik, Han i Elezit, Prizren, Gjakovë, Rahovec, Klinë, Pejë etj.

Lista Serbe prin në Leposaviq, Zvecan, Zubin Potok, Gracanicë, Novobërdë, Ranillug, Partesh, etj

PDK-ja në Skenderaj dhe Drenas.

Nisma Malishevën, ndërsa AAK-ja Deçanin dhe Junikun.

Numërimi i votave ka përfunduar ndërsa rezultatet përfundimtare nuk janë procesuar akoma në faqen zyrtare të KQZ-së. Po ashtu pritet numërimi i votave nga diaspora dhe atyre me kusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat