Krasniqi dënon sulmin ndaj gazetarit Duriqi: Nuk është i dëmtuar vetëm Visari, liria e këtij vendi është e plagosur rëndë

Kosova

Krasniqi dënon sulmin ndaj gazetarit Duriqi: Nuk është i dëmtuar vetëm Visari, liria e këtij vendi është e plagosur rëndë

Nga: A.SH Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 12:12
Milazim Krasniqi

Profesori Milazim Krasniqi e ka dënuar sulmin e kryer ndaj gazetarit Visar Duriqi.

Sipas tij, sulmi ndaj gazetarit Visar Duriqit është i ndytë, i poshtër, kriminal.

“Ne ende i kemi të freskëta kujtimet për rrahjet e vrasjet e gazetarëve tanë nga Serbia në vitet 80 e 90, ndërsa dhuna që vazhdoi e po vazhdon ndaj gazetarëve tanë në liri, nuk po lë të shërohet as trauma e viteve të okupimit”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Postimi në Facebook:

Sulmi ndaj gazetarit Visar Duriqit është i ndytë, i poshtër, kriminal. Ne ende i kemi të freskëta kujtimet për rrahjet e vrasjet e gazetarëve tanë nga Serbia në vitet 80 e 90, ndërsa dhuna që vazhdoi e po vazhdon ndaj gazetarëve tanë në liri, nuk po lë të shërohet as trauma e viteve të okupimit. Liria nuk ka kurrfarë kuptimi, nëse secili njeri e sidomos gazetarët nuk janë të lirë të shprehen si duan vetë, në bazë të ndërgjegjes dhe etikës profesionale. Ay ku gazetarët duhet t’u japin llogari grupeve kriminale, aty liri nuk ka për askend. Sot nuk është i dëmtuar vetëm Visari. Liria e këtij vendi është e plagosur rëndë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat