Dy të shëruar dhe tri raste të reja me covid sot në Malishevë

Kosova

Dy të shëruar dhe tri raste të reja me covid sot në Malishevë

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 16:11
Malishevë

Në 24 orë te fundit në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar dy persona të prekur me covid-19 dhe janë regjistruar tri raste të reja.

Këto të dhëna janë konfirmuar përmes komunikimit të rregullt të shtabit emergjent komunal në Malishevë, me IKSHPK, me IRSHP në Prizren dhe me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë  deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 812 raste, prej tyre 737 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 28 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat