​Përurohet ura e vendosur nga FSK në Hajnoc të Kamenicë

Kosova

​Përurohet ura e vendosur nga FSK në Hajnoc të Kamenicë

Më: 1 mars 2021 Në ora: 11:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Është përuruar ura e vendosur nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në Hajnoc të Kamenicës, pas shembjes që kishte pësuar muajin e kaluar, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut. Përurimi i saj u vlerësua si një ditë e veçantë që do t’i lidhë dhe afrojë banorët e kësaj ane.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati duke u shprehur falënderues ndaj FSK-së, tha se operacionet e tyre si gjithherë po bëjnë krenar të gjithë.

Kastrati: Si gjithherë operacionet e FSK-së na bëjnë krenar

“Sot është në ditë e veçantë ku po inaugurojmë këtë urë të ndërtuar nga FSK-ja. Jemi shumë falënderues ndaj secilit që ishte në këtë proces. Ky operacion emergjent për t’i mundësuar një pjesë të qytetarëve tanë të lëvizin dhe komunikojnë lirshëm me pjesën tjetër të komunës është vet treguesi i nevojës së urave. Vetëm të lidhur dhe bashkuar mundemi. Si gjithherë operacionet e FSK-së na bëjnë krenar, këtë herë edhe më shumë sepse reaguam ndaj një fatkeqësie natyrore me shpejtësi për të rikthyer komunikimin në fshatra, fëmijëve, pleqve të sëmurëve të gjithëve pa dallim”, tha ai.

Pjesë e përurimit të urës lëvizëse ishte edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, i cili tha se vendosja e saj pasqyron vlerat e humanitetit dhe solidaritetit të ushtarëve të FSK-së.

Quni: Urat gjithmonë lidhin dhe afrojnë njerëzit

“Jemi së bashku sot të shënojmë përfundimin me sukses të projektit për vendosjen e urës lëvizëse në komunën e Kamenicës. Urat gjithmonë lidhin dhe afrojnë njerëzit. Në këtë ngjarje që shënojmë sot përveç detyrës për t’i shërbyer atdheut, që ushtarët tanë e kanë në çdo ditë po i lidhin përherë e më shumë me qytetarët tanë, duke i thënë siguri secilit prej tyre. Pavarësisht çdo rrethane ushtarët e FSK-së janë gjithmonë pranë tyre. Vërshimet shkaktuan dëme materiale, por sot në këtë ngjarje po pasqyrojmë vlerat më të larta që i kundërvihen kësaj fatkeqësie. Vlera përfaqësojnë ushtarët tanë, atë të humanitetit dhe solidaritetit me qytetarët tanë”, tha ai.

Ndërsa, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral Enver Cikaqi tha se në situata krizash, FSK-ja gjithmonë do të gjendet pranë qytetarëve.

Cikaqi; Do të jemi përkrah autoriteteve civile

“Padyshim se në situata krizash, vërshimesh FSK ka pas një rol të veçantë. Në këtë rast edhe në vërshimet e fundit, jo vetëm këtu në Hajnoc, pasi kemi pas një numër të madh të aktiviteteve tona të cilat janë zhvillu dhe i kemi ofru ndihmë qytetarëve tanë, anë e mban vendit...do të jemi përkrah autoriteteve civile lokale qendrore në mënyrë ta bartin dhe përcjellim krejt kapacitetet tona që i kemi profesionale”, tha ai.

Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, muajin e kaluar një pjesë e madhe e fshatra të Kamenicës dhe qyteteve tjera u vërshuan nga uji./

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat