Covid-19 merr hov, për një javë afër 4 mijë të infektuar në Kosovë

Kosova

Covid-19 merr hov, për një javë afër 4 mijë të infektuar në Kosovë

Më: 8 mars 2021 Në ora: 00:02
Foto ilustrim

Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga Covid-19 vazhdon të jetë i lartë.

Vetëm gjatë shtatë ditëve të fundit, 3818 persona janë infektuar më këtë virus.

Fatkeqësisht, betejën me Covid-19 e humbën 50 pacientë, kurse 2137 të tjerë u shëruan.

IKSHPK vazhdon me apele për qytetarët që ti respektojnë masat mbrojtëse.

Së fundi është mbajtur mbledhja e Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me Covid-19.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar se nëse vazhdon rritja e të infektuarve me koronavirus, do të ketë kufizim të lëvizjes dhe masa më rigoroze

Ai ka shtuar se sigurimi i vaksinës është mënyra e vetme për parandalimin e pandemisë.

Por Zemaj është shprehur se Kosova do të pranojë vetëm vaksinën e miratuar nga OBSH, e jo nga Rusia dhe Serbia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat