Java e dytë e muajit mars karakterizohet me reshje shiu dhe bore

Kosova

Java e dytë e muajit mars karakterizohet me reshje shiu dhe bore

Më: 8 mars 2021 Në ora: 06:08
Ilustrim

Në parashikimi i motit për këtë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se java e dytë e muajit mars do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.

Parashihen reshje në formë shiu dhe bore, në viset e ulëta dhe mesatare, ndërsa në viset e larta mbi 1000 m, parashihen reshje bore.

IHK bën të ditur se reshje shiu dhe bore parashihet ditën e martë, të mërkurën dhe në fundjavë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat