Bëhet kategorizimi i ri i komunave, ja në cilën zonë ndodhen Drenasi e Skenderaj

Kosova

Bëhet kategorizimi i ri i komunave, ja në cilën zonë ndodhen Drenasi e Skenderaj

Më: 12 mars 2021 Në ora: 15:31
Drenas

Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Drenasi është futur në zonën e gjelbër, ndësa Skenderaj në zonën e verdhë.

Nga sot e deri më 19 mars, në zonën e kuqe janë 15 komuna:

Zveçani, Mitrovica e Veriut, Prishtina, Fushë Kosova, Kamenica, Leposaviqi, Peja, Zubin Potoku, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Mitrovica e Jugut, Novobërda,Vushtrria dhe Lipjani.

Në zonën e verdhë janë 12 komuna:

Podujeva, Istogu, Skenderaj, Klina, Deçani, Juniku, Suhareka, Ferizaji, Vitia, Kllokoti dhe Kaçaniku.

Në zonën e gjelbër janë 11 komuna:

Drenasi, Malisheva, Rahoveci, Mamusha, Shtimja, Graçanica, Dragashi, Shtërpca, Hani i Elezit, Ranillugu dhe Parteshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat